Reperi francez, Kaaris, u dërgua në paraburgim për t’u marrë në pyetje të mërkurën mbi akuzat për dhunë në familje, kjo pasi dyshohet se ai goditi dhe grushtoi një ish-partnere të tij, thanë prokurorët.
42-vjeçari është i famshëm për albumin e tij “Or Noir”, album ky që ndihmoi në popullarizimin e muzikës trap në Francë.
Ai u dorëzua në një stacion policie në Saint-Genevieve-des-Bois, jashtë Parisit, në përgjigje të një thirrjeje, thanë prokurorët.
Ai do të merret në pyetje të mërkurën më vonë së bashku me akuzuesen e tij, të identifikuar si Linda P. për arsye ligjore, tha avokati i saj Adrien Gabeaud.
Në denoncimin e saj, Linda P. tha se dhuna ndodhi pasi Kaaris papritmas filloi të punonte në distancë, gjë që sipas saj, e mërziti fëmijën e tyre./UBTNews/