UBT News

​Renditje interesante në Superligë pas katër xhirove

Pas katër xhirove të para në Superligën e Kosovës në futboll, Dukagjini ka marrë kreun e renditjes me 9 pikë, duke shënuar tri fitore dhe duke pësuar vetëm një humbje, me golavarazh 7:3.

Në vendin e dytë qëndron Ballkani me 8 pikë, pas dy fitoreve dhe dy barazimeve, ndërsa Prishtina ndodhet e treta me 7 pikë, duke qenë ekipi më produktiv në sulm me 9 gola të shënuar.

Prishtina e Re dhe Ferizaj kanë nga 6 pikë, duke konfirmuar një start solid të sezonit. Gjilani dhe Drenica renditen me nga 4 pikë, ndërsa Malisheva ka mbetur në kuotën e 3 pikëve.

Në fundin e tabelës gjenden Drita me 2 pikë, që ka zhvilluar vetëm tre ndeshje, dhe Llapi, po ashtu me 2 pikë, që ende nuk ka shënuar fitore.

Pas katër xhirove të para, gara për kreun mbetet e hapur, ndërsa në pjesën e poshtme disa skuadra tashmë ndodhen nën presion për t’u ngritur në renditje./S.K/KP/

Exit mobile version