Vetëm shtatë skuadra kanë fituar gjashtë pikë në dy ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve. Pas dy xhirove hapëse, Juventusi është ndër skuadrat e para në tabelën e Ligës së Kampionëve.
Vetëm Borussia Dortmund, Brest, Benfica, Bayer, Liverpool dhe Aston Villa kanë arritur të njëjtën gjë. Aktualisht, bardhezinjtë do të kualifikoheshin për në raundin e 16-të, por kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje të tjera.
Interi dhe Atalanta kanë nga katër pikë dhe aktualisht janë në fazën eliminatore në play-off. Djemtë e Simone Inzaghit kanë të njëjtat pikë dhe gola diferencë si Manchester City i Pep Guardiolës, kundërshtari i tyre në raundin e parë.
Nga ana tjetër, Bolonja dhe Milani janë në pjesën e fundit të tabelës. Rossoblu ka një pikë dhe Milani asnjë pas dy humbjeve radhazi, por të dyja palët kanë ende mjaft kohë për t’u ngjitur në tabelë./UBTnews/