Njëzet e një xhiro janë zhvilluar në Superligën e Kosovës në futboll dhe tashmë kanë filluar të qartësohen shumë gjëra sa i përket garës për titullin kampion por edhe për skuadrat që pretendojnë garat evropiane apo edhe qëndrimin në elitën e futbollit kosovar.
Ky edicion garues po dominohet nga Drita. Skuadra nga Gjilani vazhdon ta kryesorë renditjen tabelare dhe tashmë ka krijuar diferencë prej 10 pikësh me ndjekësin e parë dhe kampionin në fuqi, Ballkanin. Intelektualët kanë 47 pikë në vendin e parë, ndërsa Ballkani është i dyti me 37 sosh.
Ndërsa momentalisht Malisheva është e treta me 37 pikë, pastaj Prishtina me 29 dhe Gjilani i pesti me 28 pikë.