UBT News

Renditja e re e FIFA-së, Kosova e Shqipëria nuk ndryshojnë pozicione

Organi më i lartë qeverisës i futbollit në botë, FIFA, sot ka publikuar renditjen më të re në nivel të kombëtareve.

Brazili është në vendin e parë duke e ruajtur edhe më tutje këtë pozitë, kurse Argjentina e cila u shpall kampion bote në futboll pozicionohet në vendin e dytë.

Nënkampioni i botës, Franca zë vendin e tretëm e pasuar nga Belgjika dhe Anglia që e kompletojnë top pesëshen.

Kombëtarja e Kosovës nuk ka ndryshuar pozicion në renditje duke ruajtur vendin e 107, ashtu siç nuk ka ndryshuar as Shqipëria që pozicionohet e 66-ta.

Kualifikimet për Euro 2024 do t’i rikthejnë kombëtaret në aksion në muajin mars të vitit 2023.

Exit mobile version