UBT News

Rektori Hajrizi merr pjesë në hapjen e Samitit Ndërkombëtar Rinor për Paqe 2026 në Mitrovicë

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në hapjen e Samitit Ndërkombëtar Rinor për Paqe 2026, i cili po zhvillohet në Mitrovicë, duke mbledhur të rinj nga vende dhe komunitete të ndryshme, si dhe përfaqësues të institucioneve, akademisë dhe shoqërisë civile.

Në ceremoninë hapëse, Rektori Hajrizi mbajti një fjalë përshëndetëse, në të cilën theksoi rëndësinë e edukimit, bashkëpunimit dhe angazhimit të të rinjve në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe paqësore.

Duke folur për rëndësinë e këtij samiti, Rektori Hajrizi theksoi se misioni i UBT-së është të kontribuojë në zhvillimin e një gjenerate të përgatitur për të vepruar përtej kufijve, për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të krijuar ndikim pozitiv në shoqëri. Ai vuri në pah rolin e arsimit, inovacionit dhe angazhimit ndërkombëtar në fuqizimin e të rinjve si bartës të ndryshimit.

Samiti, me pjesëmarrjen e të rinjve dhe figurave institucionale, akademike e shoqërore, synon të nxisë dialogun, bashkëjetesën, paqen, lirinë dhe barazinë, duke krijuar mundësi për shkëmbim të ideve dhe përvojave dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

 

Exit mobile version