Ministria e Mbrojtjes i ka njoftuar kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës për masat e reja anti–Covid.
Masat reja që hyjnë në fuqi nga 20.08.2021 dhe që aplikohen për rekrutët e përzgjedhur nga kampanja 2020/2021 janë:
– Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;
– Test RT-PCR negativ për COVID -19, jo më i vjetër se 72 orë;
– Dëshmi se personi ka kaluar COVID -19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
– Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.
Nga rekrutët e përzgjedhur, kërkohet të prezantojnë dëshmi për të paktën njërën nga masat e lartshënuara në datën e fillimit të kursit bazik për rekrut 23.08.2021.
Ministria e Mbrojtjes obligon kandidatët që të kenë maska me vete në ditën e paraqitjes.