Rekord historik i Victor Wembanyama nuk mjaftoi për San Antonio Spurs, të cilët u mposhtën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Konferencës në plejof nga Minnesota Timberwolves me rezultat të ngushtë 104:102.
Ylli i Spurs, Victor Wembanyama, zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme duke vendosur rekord të ri në plejofin e NBA-së me 12 bllokada. Përveç kësaj, ai kontribuoi edhe me 11 pikë dhe 15 kërcime, duke regjistruar gjithashtu një “triple-double” të rrallë me bllokada – duke u bërë vetëm lojtari i tretë në histori që arrin këtë arritje që nga viti 1973/74, kur NBA filloi t’i regjistronte bllokimet si statistikë zyrtare.
Megjithatë, performanca e tij nuk mjaftoi për fitore, pasi Minnesota arriti ta mbyllë ndeshjen në favor të saj në fundin e një dueli shumë të fortë.
“Duhet të jemi më të mirë”, deklaroi Wembanyama pas ndeshjes, duke pranuar nevojën për përmirësim në vazhdim të serisë.
