UBT News

Rekord i ri, 43 gola në një natë në Champions League

Gjithsej, 43 gola janë shënuar në 9 ndeshjet e para të javës së tretë në Champions League, ku aktualisht shihet një dominim i frikshëm nga ekipet e mëdha.

14 skuadra zbritën në fushë në orën 21:00, pas dy ndeshjeve të pasdites, ku takimi që spikati më shumë ishte Arsenal-Atletico Madrid.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por në të dytën “Topçinjtë” dominuan frikshëm, duke shënuar plot 4 herë, me ekipin e Simeones që ishte i pafuqishëm për t’u kundërpërgjigjur.

PSG shkaktoi një tërmet, duke marrë fitoren e tretë në po kaq ndeshje, kësaj radhe duke mundur Leverkuesenin në Gjermani me rezultatin e thellë 2-7.

Të dyja ekipet ngelën me 10 lojtarë, ndërsa në listën e golashënuesve i pranishëm ishte edhe Dembele, i cili sapo u kthye nga një dëmtim.

Interi gjithashtu tregoi forcën në Belgjikë, duke mundur 0-4 debutuesit e Royal Union.

Haaland dhe Bernardo Silva i dhanë fitoren 0-2 Manchester Cityt kundër Villarrealit.

Surpriza më e madhe erdhi nga Holanda, ku Napoli u mposht me rezultatin e thellë 6-2 nga PSV-ja.

Në sfidat e tjera, Dortmund mundi 2-4 Copenhagen, ndërsa Newcastle triumfoi 3-0 me Benficën.

Sa i përket sfidave të orës 18:45, Barcelona mundi 6-1 Olympiacosin, ndërsa Kairat Almaty-Pafos u mbyll pa gola./S.K/Tch/

Exit mobile version