Në kuadër të xhiros së dytë të Grupit E të Ligës së Kampionëve, gjatë kësaj jave skuadra e Benficas regjistroi fitore me rezultat 3:0 kundër gjigantit katalunas Barcelona.
Të pranishëm në këtë ndeshje, në stadiumin “Da Luz”, ishin gjithsej 29 mijë e 454 tifozë, ku përveç tyre kishte edhe skautë të disa skuadrave të mëdha evropiane.
Në fakt, në ndeshjen mes Benficas e Barcelonës u regjistrua një rekord i ri, ku të pranishëm në stadium ishin gjithsej 35 skautë nga klubet e tyre përkatëse.
Disa nga klubet të cilat raportohet se kanë qenë të pranishme me ekspertët e tyre në stadium janë edhe gjigandët evropianë si Liverpooli, Chelsea, Manchester City e Bayern Munich.
Pavarësisht këtij numri rekord të skautëve, ende nuk dihet se për cilin lojtar është fjala.