UBT News

Regjistrohen pesë raste të dhunës në familje brenda një dite

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, ku tri prej tyre janë regjistruar në rajonin e Prishtinës.

Në rastin e parë në Prishtinë janë arrestuar një çift, pasi si shkak i një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.

Sipas raportit, me urdhër te prokurorit të dyshuarit janë liruar ndërsa rasti ka vazhduar të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa, në rastin e dytë, një burrë është shoqëruar në stacionin policor pasi ka sulmuar fizikisht një grua. Sipas raportit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Podujevë, raportohet se një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Sipas raportit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është në procedurë hetimore

Rasti tjetër për dhunë në familje është regjistruar në Pejë, ku është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje ndaj familjarëve të tij.

Me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim për ndalim dhe i njëjti është dërguar në trajtim mjekësor.

Ndërkaq, rasti i fundit ka ndodhur në Gjakovë ku edhe në këtë rast është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Exit mobile version