Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar një kontratë me një kompani për “tiketa ngjitëse”.
Periskopi ka siguruar kontratën në fjalë e cila do të zgjas për pesë vjet dhe do ta rëndojë kuletën e qytetarëve me nga 4 euro e 90 cent për çdo vit. Por, sa kushton kjo “tiketë ngjitëse”?
Qëllimi zyrtar i kësaj kontrate është “konfirmimi i kontrollimit teknik” të automjeteve, por në fakt do të shërbejë që Policia të bëj evidentimin direkt të të gjitha veturave të paregjistruara në Kosovë.
Veturat e regjistruara përmes kësaj tikete do të dallohen lehtësisht nga ato të paregjistruarat nga zyrtarët policorë.
Nga hulumtimi i tregut, Periskopi merr vesh se një tiketë ngjitëse kushton vetëm 0,006 cent.
Periskopi ka porositur 300 mijë copë, e të cilat nga një kompani do të ofrohej për çmimin 1900 euro.
370 mijë vetura regjistrohen në vit në Kosovë, dhe kjo nënkupton se të paktën 1 milion e 813 mijë euro do të merren nga xhepat e anëtarëve të popullit për çdo vit. Për pesë vjet shuma e përgjithshme është 9 milionë e 65 mijë euro.
Por, nga një përllogaritje e thjeshtë del se këto tiketa ngjitëse do të mund të kushtonin në fakt vetëm 2200 euro në vit ose 11 mijë euro në vit ose 9 milionë e 54 mijë euro më pak.
Nuk dihen ende kriteret e përzgjedhjes së kompanisë në fjalë, e cila quhej “Auto Control Kosova” i kishte vetëm tre punëtorë dhe një kapital prej vetëm 1 mijë eurosh.