UBT News

Producentja Vjosa Berisha do të varroset nesër

Producentja dhe regjisorja Vjosa Berisha do të varroset nesër në ora 17:00. Lajmin e ka konfirmuar përmes një shkrimi në Facebook, bashkëshorti i të ndjerës, regjisori Fatos Berisha.

“Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë Vjosa Berisha: E enjte, 30 qershor14:00-15:00h homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës (foajea e TKK);15:00-16:00h Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK);17:00h Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arberi). E pamja datat 1,2,3 korrik (e premte – diele) në Hotel Grand , Prishtinë (kati 1)nga 11:00-18:00h. Familjet Berisha dhe Istrefi”, thuhet në njoftim.

Berisha vdiq para pak ditësh në një spital në Londër pas një beteje me kancerin. Ajo ka pasur përvojë mbi 20 vjet në industrinë e filmit. Ajo ishte bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e Festivalit “PriFest” për 11 vjet./UBTNews/

Exit mobile version