Në Afganistan, muajt e fundit ka ndodhur një seri e vrasjeve të targetuara të gazetarëve, aktivistëve dhe punonjësve në Qeveri.
Ndër personat që i shpëtoi një atentati është edhe Saba Sahar. Ajo është regjisorja e parë femër e Afganistanit, po ashtu edhe aktore dhe zyrtare e policisë.
Dhuna është në rritje në Afganistan, edhe kur qeveria po zhvillon bisedime paqësore me talibanët, dhe trupat e huaja po tërhiqen. Kjo ka ndikuar që shumë njerëz sikurse Saba të shqetësohen për të ardhmen e vendit./UBTNews