Një regjisore teatri ndjehet “e mërzitur, por jo e befasuar” nga reagimi racist ndaj kastës së aktorëve me ngjyrë të shfaqjes së saj. Krijimtaria e re e kompanisë së Royal Shakespare, “Much Ado About Nothing”, është realizuar në një botë afro-futuriste.
Regjisorja artistike Erica Whyman thotë se reagimi “i turpshëm” erdhi nga një pakicë e njerëzve dhe komentet diskriminuese nuk do të tolerohen.
“Ideja se dramat e Shekspirit i përkasin një grupi dhe jo një grupi tjetër është e pakuptimtë”, tha ajo.
Whyman shtoi se reagimet për kastën “vinin nga një vend i paditur se çfarë është teatri dhe çfarë është tregimi”.
Teatri Stratford-upon-Avon njoftoi kastën e produksionit të tij të ri, me regji të Roy Alexander Weise, në muajin dhjetor. Michael Balogun dhe Akiya Henry luajnë rolet kryesore Benedick dhe Beatrice./UBTNews