UBT News

Regjisorja Chinonye Chukwu me kritika ndaj ceremonisë Oscar

Shkrimtarja dhe regjisorja Chinonye Chukwu, filmi i fundit i të cilës “Till” u ‘shpërfill’ gjatë nominimeve për Oscar, e ka akuzuar Akademinë për mizogjini dhe racizëm ndaj grave me ngjyrë.

“Ne jetojmë në një botë dhe punojmë në industri që janë aq të përkushtuar për të mbrojtur të bardhët dhe për të përjetësuar një mizogjini të pandërprerë ndaj grave të me ngjyrë”, shkroi Chukwu në Instagram.

“Jam përgjithmonë mirënjohëse për mësimin më të madh të jetës sime – pavarësisht nga çdo sfidë apo pengesë, gjithmonë do të kem fuqinë të kultivoj gëzimin tim dhe është ky gëzim që do të vazhdojë të jetë një nga format e mia më të mëdha të rezistencës”, ka shkruar Chukwu tutje.

Aktorja kryesore në filmin “Till”, Danielle Deadwyler humbi një nominim që shumë ekspertë parashikuan që ajo do të merrte për rolin e saj si Mamie Till-Mobley në filmin rreth kërkimit të drejtësisë pas vrasjes së djalit të saj, Emmett Till.

Edhe në të kaluarën Oscar u kritikua për mungesë diversiteti. Mosnominimi i aktorëve me ngjyrë ose të pakicave në vitin 2016 ngjalli reagime, bojkot dhe lëvizjen #OscarsSoWhite. Si kundërpërgjigje, Akademia dyfishoi anëtaret e saj femra me ngjyrë dhe nga minoritetet etnike./UBTNews/

Exit mobile version