UBT News

Regjisorja Basholli urohet nga Ambasada e Francës në Kosovë

Filmi “Zgjoi” i regjisores Blerta Basholli ka fituar tre çmime në festivalin prestigjioz amerikan “Sundance”, atë “Filmi më i mirë”, “Regjia më e mirë” dhe së fundmi “Çmimi i publikut”.

Për tre trofetë e rrëmbyer në festivalin e filmit “Sundance”, Ambasada e Francës në Kosovës ka uruar regjisoren Basholli. Në urimin e ambasadës thuhet se puna e saj është frymëzuar nga një realitet.

“Urime regjisores kosovare Blerta Basholli! Me filmin e saj të metrazhit të gjatë “Zgjoi”, ajo hyri në historinë e kinemasë kosovare. Në të vërtetë, nuk është vetëm një vlerësim fitues i çmimeve, por tre çmimet kryesore të Festivalit të Filmit Sundance që Blerta Basholli ka arritur, përkatësisht: “Filmi më i mirë”, “Regjia më e mirë” dhe së fundmi “Çmimi i Publikut”. Ju rikujtojmë se Festivali i Filmit Sundance është festivali më i madh i filmit të pavarur në Shtetet e Bashkuara! Puna e saj është frymëzuar nga një realitet: Jeta e një gruaje që jeton në Krushën e Madhe, në kërkim të burrit të saj që u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Ajo krijon një biznes bujqësor dhe, në fakt, siguron mbijetesën e familjes së saj. Megjithatë, asgjë nuk është e lehtë në një mjedis tradicionalisht patriarkal, ku ambicia e një gruaje nuk shihet gjithmonë me sy të mirë. Një temë për vëmendje e cila do të mund t’i përkiste shumë shoqërive”, shkruhet në urimin e ambasadës.

Exit mobile version