UBT News

Regjisori Shalini Kantayya kthehet në “Sundance” me dokumentarin “TikTok, Boom”

Dy vite më parë, Shalini Kantayya u shfaq në Festivalin e filmit “Sundance” me dokumentarin “Coded Bias”, një dokumentar për paragjykimet racore në programet e njohjes së fytyrës, algoritmet dhe inteligjencën artificiale.

Qëkur u shfaq ky aplikacion në vitin 2016, TikTok – nën pronësi të konglomeratit kinez ByteDance – u bë një nga top destinacionet e argëtimit për gjeneratën e re. Ky është aplikacioni i parë që s’është nën pronësi të Facebook-ut që u shkarkua 3 miliardë herë globalisht. Prej kur u bë i disponueshëm edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2018, ky aplikacion u përball me intriga dhe kritika.

“TikTok, Boom” pasqyron të ardhmen e rrjeteve sociale dhe rritjen e tensioneve mes kulturës demokratike të të rinjve dhe mbikëqyrjes autoritare të të dhënave.

Puna rreth këtij dokumentari filloi në prill të vitit 2021, ndërsa xhirimet filluan në muajin qershor./UBTNews

Exit mobile version