Regjisori fitues i çmimit Oscar, Paul Haggis u arrestua në Italinë jugore nën akuzat për sulm seksual, raportojnë mediat italiane.
Prokurorët e Brindisit thanë se ai akuzohet gjithashtu edhe për sulm të rëndë dhe vepra të tjera. Agjencitë ANSA dhe Agi raportojnë se Haggis i mohoi akuzat përmes avokatit të tij, Michele Laforgia. BBC ka kontaktuar përfaqësuesit e Haggisit dhe prokurorët.
“Hetoni rastin sa më shpejt të jetë e mundur, unë jam plotësisht i pafajshëm”, tha regjisori kanadez, sipas agjencive, të cilat cituan Laforgia.
Një avokat tjetër i tij tha se ai është plotësisht i pafajshëm./UBTNews/