Regjisori iranian, Asghar Farhadi kërkoi të martën lirimin e aktores iraniane, Taraneh Alidoosti, pas arrestimit të saj për shkak të mbështetjes së lëvizjes protestuese tremujore. Alidoosti ka luajtur në katër nga filmat e tij.
38-vjeçarja u arrestua të shtunën, pas një sërë postimesh në mediat sociale në mbështetje të protestave të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Aminit, përfshirë heqjen e shamisë dhe duke dënuar ekzekutimin e aktivistëve.
Farhadi tha se ai qëndron pranë aktores së famshme për të cilën ai tha se është në burg thjesht për shkak të “mbështetjes” ndaj iranianëve të tjerë.
Alidoosti është një nga figurat më të shquara që u arrestuan nga autoritetet iraniane./UBTNews/