UBT News

Regjisori iranian hyn në grevë urie në burg

Një regjisor iranian, i cili u arrestua gjatë verës së kaluar, disa javë para se filmi i tij i fundit të publikohej, ka hyrë në grevë urie në shenjë proteste pas vazhdimit të paraburgimit ndaj tij.

Jafar Panahi, filmat e të cilit kanë emocionuar kritikët dhe me të cilët fitoi çmime të shumta ndërkombëtare, përmes një deklarate njoftoi se do të refuzojë ushqimin dhe ilaçet duke filluar nga e mërkura “në shenjë proteste kundër sjelljes jashtëligjore dhe çnjerëzore të aparatit gjyqësor dhe të sigurisë”.

Ai është në mesin e një numri artistësh iranianë, figura sportive dhe personazhe të tjera të famshme që janë arrestuar pasi janë shprehur kundër teokracisë së Iranit. Arrestime të kësaj natyre janë gjithnjë e më të shpeshta qëkur shpërthyen protestat mbarëkombëtare gjatë muajit shtator pas vdekjes së një gruaje në paraburgim.

Panahi u dënua me gjashtë vjet burgim në vitin 2011 nën akuzat për propagandë kundër Qeverisë, megjithëse dënimi nuk u zbatua kurrë./UBTNews/

Exit mobile version