UBT News

Regjisori i “Squid Game”, filmit që po thyen rekorde në Netlix, kishte probleme financiare dhe e kaloi kohën në kafene duke e shkruar skenarin

Duket se çdokush po flet rreth serisë së Netflix-it, “The Squid Game”, një dramë koreane që kritikon ambicien njerëzore dhe dallimin në mundësitë që përjetojnë klasa të ndryshme shoqërore.

Ky serial tregon se si 456 njerëz në një situatë të paqëndrueshme ekonomike konkurrojnë në lojëra shumë vdekjeprurëse të fëmijërisë për të fituar një çmim financiar që mund të ndryshojë jetën e tyre dhe të shkatërrojë plotësisht njerëzimin në këtë proces.

Dy javë pas premierës, seria ka mahnitur audiencën me një fenomen që nuk u pa qysh nga “Game of Thrones”, dhe ka ngjallur debate në mesin e atyre që e shohin këtë seri si kritik kundër brishtësisë së moralit njerëzor dhe ata që theksojnë se dhuna që shfaqet në serial është reflektim i mungesës së vlerave në shoqërinë e sotme.

Shumica nga ju e keni pyetur veten se kush është mbrapa këtij seriali? E vërteta është që “The Squid Game” u projektua nga Hwang Dong-hyk, regjisor, i cili e projektoi këtë ide qe pothuajse një dekadë.

Në një intervistë, Hwang tha se skenarin origjinal për një film e shkroi në vitin 2009, por për shkak të skenarit kompleks askush s’i ndihmoi ta prodhonte atë. U refuzua disa herë derisa Netflix përfundimisht e pranoi.

Autori ishte frymëzuar nga libra komik dhe nga lojërat e fëmijëve koreanë në vitet e ’70-ta dhe ’80-ta. Në fakt, roboti ikonik u bazua në një personazh nga tekstet shkollor të asaj kohe.

“Kur fillova, isha gjithashtu në telashe financiare dhe kalova shumë kohë në manhwabang (kafene në Kore) duke lexuar libra komike si Battle Royale dhe Liar Game. Unë fillova të pyes veten se si do të ndihesha nëse merrja pjesë në lojëra si kjo. Por unë e gjeta dinamikën shumë komplekse, dhe punën time e përqëndrova në përdorimin e lojërave për fëmijë”, tha Hwang për Variety.

Ai e përfundoi shkrimin e skenarit në vitin 2009, mirëpo s’gjente përkrahje nga investitorët, shtëpitë prodhuese dhe aktorët. Atë kohë, sipas Hwang, njerëzit besonin se skenari i “Squid Game” ishte i dhunshëm, kompleks, dhe çka është më e rëndësishmja, pak komercial, dhe nuk ishte i përshtatshëm për televizionet koreane, që synojnë të orientohen më shumë kah familja.

10 vjet kaluan që nga ajo kohë dhe Hwang provoi edhe njëherë. Ai ishte i bindur se do të duhej të provonte me skenarin e lojërave të fëmijëve. Fatmirësisht, Netflix – aktualisht shërbimi më i popullarizuar në botë, i dha mundësinë atij dhe i kjo i lejoi atij të kishte lirinë krijuese që i nevojitej.

“Është storie e dhimbshme. Por arsyeja pse u ktheva në këtë projekt është sepse bota u bë vendi ku për mbijetesë ndodhin këso gjërash”, deklaroi ai.

Jo gjithçka shkoi siç duhet për “The Squid Game”. Xhirimet u ndërprenë një kohë për shkak të pandemisë, dhe kur u lansua u përball me akuza për plagjiaturë. Madje thuhet se ka shumë ngjashmëri me filmin “As the Gods Will”.

“Shkrimi i skenarit ishte më i vështirë për mua, meqë ishte seri dhe jo film. M’i mori gjashtë muaj kohë që t’i shkruajë dhe rishkruajë dy episodet e para. Pastaj u konsultova me miqtë dhe mora këshilla për t’u përmirësuar”, tha ai për Variety.

Që nga premiera e tij më 17 shtator, “The Squid Game” u bë K-drama e parë që u kualifikua si shfaqja më e mirë e Netflix në Amerikë./UBTNews

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)

Exit mobile version