UBT News

Regjisori i famshëm e quan Zuckerbergun armik që meriton të jetë në burg

Fituesi i shumë çmimeve për film dhe historiani, Ken Burns, ka deklaruar se themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg “është armik i shtetit” dhe se vendi i tij është në burg.

Burns i ishte bashkuar një podkasti të “The New York Times”, për të promovuar filmin e tij të ri për Muhammad Alin, dhe gjatë këtij transmetimi është pyetur nëse figurat e teknologjisë mund të jenë kulturalisht domethënës ashtu siç është tani legjenda e boksit.

“Mendoj dhe shpresoj që Zuckerbergu do të jetë në burg deri atëherë”, ka deklaruar Burns me këtë rast.

“Ai është një armik i shtetit, e kam fjalën për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atij nuk i intereson për ne, SHBA-në”, është shprehur Burns.

Facebook-u nuk është kundërpërgjigjur ndaj deklaratave të regjisorit të famshëm.

/koha

Exit mobile version