Regjisori fitues i Oscarit, Paul Haggis është urdhëruar të paguajë të paktën 7.5 milionë dollarë dëmshpërblim pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një gruaje.
Edhe juristët mund t’i japin dëmshpërblim paditëses Haleigh Breest në një seancë dëgjimore që do të mbahet të hënën, mbi sulmin e supozuar të vitit 2013.
Duke përqafuar avokatët e saj pas gjyqit civil në New York, Breest tha se është “shumë mirënjohëse” për vendimin.
Haggis, 69-vjeçar, i mohoi akuzat dhe është zotuar se do ta çnjollos emrin./UBTNews/