Regjisorja iraniane Atefeh Jalali nuk do të ketë mundësinë të prezantojë filmin e saj të parë të shkurtër, “Ajar”, në Festivalin e Filmit në Venecia, raporton corriere.it.
Në një zhvillim të papritur, aktorët Masoomeh Iranshahi dhe Ibrahim Azizi janë penguar të udhëtojnë jashtë Iranit për shkak të temës politike të trajtuar në film dhe për shkak të qëndrimit të aktorës kryesore, e cila nuk kishte veshur hixhabin e detyrueshëm.
Kjo ndalesë është konfirmuar nga produksioni “WeShort”. Filmi i shkurtër ishte planifikuar të shfaqej në seksionin “Orizzonti” të festivalit prestigjioz.
“Ajar” ndjek historinë e një gruaje dhe një burri të përfshirë në një lidhje jashtëmartesore që merr një kthesë të papritur kur gruaja e burrit arrestohet gjatë protestave në të njëjtën natë. Edhe pse bashkëshortja nuk shfaqet kurrë në ekran, prania e saj ndihet thellë, duke e shtyrë protagonistin të rishikojë jetën e saj dhe të largohet nga një rrugë hedoniste.
Filmi trajton temat e fajit, elasticitetit dhe fuqisë transformuese të solidaritetit mes grave, dhe ndalesa e tij nga regjimi iranian është një tjetër shembull i kufizimeve që ndodhen ndaj artit dhe lirisë së shprehjes në vendet me regjim autoritar./UBTNews/