UBT News

Rege-Jean Page, pjesë e projektit më të ri të Netflix

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktori i njohur ,Rege-Jean Page i është shtuar kastit të një filmi thriller i cili pritet  të publikohet së shpejti në Netflix.

Sipas ‘The Hollywood Reporter’,  aktori do të shërbejë  si producent ekzekutiv në projektin të cilti akoma nuk është bërë i ditur titulli.Ideja e filmit ka qenë e shkrimtarit dhe regjisorit Noah Hawley. Joe dhe Anthony Russo, të njohur për ndihmën e tyre në prodhime të ndryshme si Avengers: Endgame dhe Captain America: Civil War, kanë vendosur të prodhojnë gjithashtu këtë projekt. Ndërkohë, Page, përvec këtij filmi do të shfaqet edhe në disa projekte të tjera të mëdha filmike.

Exit mobile version