Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka thënë se “duhet të ketë pasoja” pasi konfirmoi se Cristiano Ronaldo refuzoi të hyjë si zëvendësues kundër Tottenhamit të mërkurën.
Ronaldo u largua para kohës në minutën e 89-të të fitores 2-0 të United.
Ai është përjashtuar për ndeshjen e së shtunës me Chelsea-n dhe po stërvitet i vetëm.
I pyetur drejtpërdrejt nëse Ronaldo refuzoi të hynte në lojë, Ten Hag tha: “Po”.
“Biseda është mes Cristiano dhe meje. Deklarata është e qartë. Është gjithashtu në deklaratë se ai mbetet një pjesë e rëndësishme e skuadrës”, tha Ten Hag.
“Unë jam menaxher, unë jam përgjegjës për kulturën këtu. Unë duhet të vendos standarde dhe vlera dhe duhet t’i kontrolloj ato. Jemi në një ekip. Pas Rayo Vallecanos, thashë se ishte e papranueshme, por nuk ishte vetëm ai. Herën e dytë duhet të ketë pasoja. Kështu ka ndodhur”.
“Ne na mungon ai nesër, kjo është një mungesë për ne dhe skuadrën, por mendoj se është e rëndësishme për qëndrimin dhe mentalitetin e grupit dhe tani duhet të fokusohemi te Chelsea – kjo është më e rëndësishmja”.
Veprimet e Ronaldos janë kritikuar gjerësisht, me prezantuesin Gary Lineker, që i quajti ato “të papranueshme”, ndërsa ish-portieri i United, Peter Schmeichel, tha se kjo ishte hera e parë që ai ishte “i zhgënjyer” nga lojtari./UBTNews/