UBT News

Refuzoi në verë blerjen e ‘bomberit’ suedez, Luis Enrique ‘lodh’ presidentin e PSG-së

Rezultatet jo të kënaqshme të PSG-së, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, kanë filluar të vënë në dyshim qëndrueshmërinë e Luis Enrique si trajner i klubit francez. Mediat franceze raportojnë për tensionet e brendshme që po shfaqen mes trajnerit spanjoll dhe drejtuesve të klubit, ndërsa presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, është përballur me disa shqetësime për mënyrën se si Enrique po menaxhon situatën.

Sipas portalit “Footmercato”, ka pasur një farë “lodhjeje” nga ana e Al-Khelaifi ndaj kërkesës së Luis Enrique për kufizimin e ndërhyrjeve në çështjet e transferimeve dhe kontrollin e plotë mbi lirinë e veprimit në këtë fushë. Enrique ka insistuar për të pasur një rol të fuqishëm në menaxhimin e merkatos dhe të ketë fjalën e fundit për çdo transferim të mundshëm.

Një shembull konkret i tensioneve mes Enrique dhe drejtuesve të PSG-së është refuzimi i tij për blerjen e sulmuesit suedez Viktor Gyökeres gjatë merkatos së verës. Sipas “Footmercato”, Luis Campos, këshilltari sportiv i PSG-së, kishte propozuar transferimin e Gyökeres nga Sportingu i Lisbonës. Megjithatë, Enrique i refuzoi planet për këtë transferim, duke argumentuar se sulmuesi do të kishte shumë pak minuta loje nëse do të vishte fanellën e PSG-së.

Aktualisht, në dispozicion të Luis Enrique për rolin e sulmuesit qendror janë Kolo Muani dhe Gonçalo Ramos, i cili sapo është rikthyer nga një dëmtim i rëndë. Ky vendim ka ngritur më tej pikëpyetje në lidhje me menaxhimin e skuadrës dhe prioritetet e trajnerit spanjoll në merkato, ndërkohë që rezultatet në fushë nuk janë në nivelin e pritur nga klubi./UBTNews/

Exit mobile version