UBT News

Refuzoi 35 milionë euro në sezon, PSG i hap rrugën shitjes së Mbappe

Ëndrra e Real Madrid për të afruar Kylian Mbappe i afrohet edhe më shumë realitetit. Nëse deri më tani, gjithçka është trumpetuar nga mediat spanjolle, madrilenët gjejnë konfirmim edhe te ato franceze.

Sipas Radio Montecarlo, Paris i ka hapur rrugën largimit të yllit të tyre. Sulmuesi 22-vjeçar ka refuzuar propozimin për rinovimin e kontratës, madje i ka bindur drejtuesit e Paris Saint German të arsyetojnë mbi situatën të cilën ndodhen dhe ta shmangin largimin e tij pa asnjë përfitim vitin e ardhshëm.

Ideja e humbjes me parametra 0 për një futbollit për të cilin janë shpenzuar plot 180 milionë euro nuk është aspak e këndshme edhe për dikë si Al Khelaifi, Presidenti i klubit francez që ka nisur të tundohet nga 140 milionë euro që mund të sigurojë nga shitja e Mbappe. Për këtë arsye, Paris duket pranë dorëzimit.

Megjithatë, zëvendësuesi i Mbappe nuk është Cristiano Ronaldo sikurse është përmendur shpesh. Richarlison i Everton, që vlen 100 milionë euro sipas anglezëve, ka më shumë shanse për të qenë futbollist i ardhshëm i francezëve.

Sa i përket propozimit për rinovimin, Mbappe ka refuzuar 35 milionë euro në sezon, në një kontratë 5-vjeçare, e cila do të ishte e treta më e kushtueshme pas asaj të Neymar dhe Lionel Messit.

Exit mobile version