UBT News

Refuzohet oferta e parë e Milanit nga Fenerbahçe për sulmuesin polak

Mosha e Giroud dhe pasiguria për të ardhmen e tij, po shtyjnë gjithnjë e më shumë Milanin që të hedhin sytë në merkato për një lojtar që shënon. Emri i cili pëlqehet nga kuqezinjtë është ai i Sebastian Szymanskit.

Futbollisit i cili aktivizohet te Fenerbahçe ka luajtur një sezon mjaftë të mirë deri më tani dhe ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Milanit, të cilët shohin atë si një pasardhës perfekt për rolin që mund të lihet i lirë nga veterani francez.

Po ashtu, intersimi i Milan nuk kishte munguar edhe në janar për sulmuesin 24-vjeçar, mirëpo forma që treguan ato momente Okafor dhe Joviç, bëri që ata të mos shqetësohet për reparitn ofanziv.

Sipas mediave turke, klubi nga Stambolli ka refuzuar ofertën e parë prej 18 milionë eurosh nga rosonerët, duke kërkuar 28 milion. Kjo shifër ka bërë që Milani të tërhiqet për momentin, duke menduar një ofertë të dytë për futbollistin.

Në anë tjetër, për Szymanskin raportohet se kanë shfaqur interes edhe Napoli e Totenham.

Polaku deri më tani në këtë sezon ka shënuar 13 gola e ka dhënë 13 asistime në 46 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet./UBTNews/

Exit mobile version