Për shkak të luftës në Gaza, disa refugjatë ukrainas kanë frikë se lufta e Kievit kundër Rusisë, e cila dikur ishte në fokus të Perëndimit – është lënë në hije.
“Mbështetja për Ukrainën dhe vëmendja nga media dhe njerëzit në lidhje me luftën në Ukrainë po humbet vrullin, gjë që më trishton mua dhe të gjithë qytetarët ukrainas”, tha refugjatja ukrainase, Maria Pankova, e cila jeton në Skoci.
“Për shembull, miqtë e mi skocezë, të cilët kurrë nuk u angazhuan për mbledhjen e fondeve apo për të shpërndarë lajme në rrjete sociale në mbështetje të Ukrainës, tani po angazhohen në mënyrë aktive për ta mbështetur Gazën”, deklaroi ajo.
Një tjetër ukrainase tha se po mendon rreth shumës humanitare që po ofrohet si për Gazën ashtu edhe për Ukrainën./UBTNews/