UBT News

Reduktimet me rrymë, Haradinaj: Ku i kishin mendtë Kurti e VV?

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka fajësuar Qeverinë Kurti për problemet me furnizim me energji elektrike në vend.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se qytetarët nuk i’a kanë borxh kryeministrit Albin Kurtit dhe partisë që ai drejton që të mos kenë rrymë.

“Kujt ia kishte borxh qytetari i Kosovës terrin pas 20 vjetësh? A e kanë merituar ata që e votuan VV-në dhe Kurtin? A ia kishin borxh Kurtit terrin dhe të ftohtit? Për këtë dimër po e shohim, reduktime, terr, të ftohtë. Si do të jetë dimri i ardhshëm me këta njerëz e me këtë mendësi të tyre?”, shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë:

Ku i kishte mendtë Kurti e VV-ja kur e kundërshtonte me forcë investimin 1.2 miliardë dollarë për 500 megavat energji, të çmimit deri në 86 euro për megavat, investim që do të hapte vende të punës dhe do ta kthente Kosovën në fuqi rajonale të energjisë?

Ku i kishte mendtë Kurti e VV-ja kur e refuzuan investimin amerikan 200 milionë dollarë falas, të aprovuara nga presidenti Biden për gazsjellësin Shkup – Prishtinë?

Ku i kishin mendtë Kurti e VV-ja gjatë verës që nuk u morën me KEK, KOSTT, KEDS e KESCO, për të rritur kapacitetin e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë, por e pritën dimrin e ftohtë?

Ku i ka sot mendtë Kurti e VV-ja, kur paguan deri në 620 euro për megavat nga tregjet e shteteve fqinje?

Kujt ia kishte borxh qytetari i Kosovës terrin pas 20 vjetësh? A e kanë merituar ata që e votuan VV-në dhe Kurtin? A ia kishin borxh Kurtit terrin dhe të ftohtit?

Për këtë dimër po e shohim, reduktime, terr, të ftohtë. Si do të jetë dimri i ardhshëm me këta njerëz e me këtë mendësi të tyre? 

Exit mobile version