Skuadra angleze, Liverpool dje ka arritur një fitore të sigurt kundër AC Milan, në fillimin e tyre në Ligën e Kampionëve, duke u rikthyer nga disfata tronditëse e së shtunës nga Nottingham Forest.
Në fillim ekipi Reds u habitën, ku brenda tre minutave anësori i skuadrës AC Milan, Christian Pulisic shënoi golën e parë.
Megjithatë, skuadra tashmë e Arne Slot u përgjigj me një paraqitje dominuese, pasi Ibrahima Konate barazoi me një goditje me kokë në minutën e 23-të nga gjuatja e lirë e Trent Alexander-Arnold.
Ndërsa fitorja u mbyll në minutën e 67-të kur Cody Gakpo përfundoi një vrapim duke ndarë topin tek Dominik Szoboszlai për një goditje tjetër të shkëlqyer.