UBT News

“Red Notice” filmi më i shikuar në Netflix

RED NOTICE - (L-R) Dwayne Johnson is the FBI’s top profiler John Hartley, Gal Gadot is the world’s most wanted art thief “The Bishop” and Ryan Reynolds is the world’s greatest art thief Nolan Booth in Netflix's RED NOTICE. Directed and written by Rawson Marshall Thurber, RED NOTICE is releasing November 12, 2021. Cr: Frank Masi / Netflix © 2021

Aktori Dwayne Johnson ka arsye ta përmbyllë vitin 2021 me dolli!

Filmi i tij i fundit “Red Notice” është filmi më i shikuar në historinë e Netflixit, sipas gjigantit të transmetimit.

“Red Notice” arriti 328.8 milionë shikime, raporton Netflix, duke kryesuar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga filmi “Bird Box” i Sandra Bullock në vitin 2018 me 282 milionë shikime. Aktualisht 50% e abonuesve të Netflixit e kanë shikuar filmin “Red Notice”.

Në filmin në të cilin shkëlqejnë Johnson, Ryan Reynolds dhe Gal Gadot, debutoi në Netflix në fillim të këtij muaji. Ende është në top dhjetëshe të platformës në 94 shtete, sipas Netflix.

“Red Notice” rrëfen storien e një profilisti të FBI, i cili duhet të bashkëpunojë me hajdutin më të madh (rol që luhet nga Reynolds) të veprave artistike në botë për ta kapur kriminelin më të kërkuar (rol ky që luhet nga Gadot).

Filmi i pushtoi teatrot fundjavën e kaluar./UBTNews

Exit mobile version