Pika kufitare e Jarinjës vazhdon të jetë e bllokuar nga protestuesit serb, të cilët kundërshtojnë vendimin e qeverisë së Kosovës, për të mos njohur targat e Serbisë.
Ata nuk u larguan nga pika kufitare as gjatë natës, pavarësisht motit të ftohtë, ndërsa policia e Kosovës ishte në gadishmëri, megjithëse nuk janë raportuar incidente, transmeton TCH.
Qytetarët që kanë mjete me targa serbe do të duhet të pajisen me të përkohshme me “RKS”.
Vetë qeveria serbe nuk i njeh prej kohësh targat kosovare, por një vendim të njëjta nga pala tjetër e kundërshton. Kryeministri serb Vuçiç tha një ditë më parë se se “durimi i Serbisë nuk është i pakufizuar, se gjithçka mund të bëhet me forcë, por që serbët nuk do të pajtohen me ato lëvizje. ”
“Nëse prona e serbëve nga veriu i Kosovës vazhdon të jetë e rrezikuar, ne do t’i bëjmë thirrje KFOR -it dhe NATO -s që të mbrojnë jetën dhe pronën e popullatës serbe”.
Vuçiç u shpreh se me Kosovën kërkonte vetëm paqe dhe dialog që prej tyre refuzohet, ndërsa me tone kërcënuese shtoi se Serbia do të mbrojë popullin e saj dhe nuk do të lejojë të rikthehen trazirat e marsit të 2004-ës.
Deklaratës së Kurti se targat reciproke janë vetëm një zbatim i marrëveshjes së nënshkruar në BE, Vuçiç iu përgjigj se një e tillë ekzistonte vetëm për targat me iniciale KS, ndërkohë që këto me vendim qeverie nuk njihen më.
“Kjo marrëveshje është pos në kokën e Kurtit dhe se ndoshta është konsultuar me mentorët e tij. Nuk është e shkruar askund, as nuk do të jetë”.
Vuçiç i bëri thirrje qytetarëve serb të mos bien pre e provokimeve të “Prishtinës zyrtare” siç e quajti ai, por të jenë paqësorë në protestat e tyre. Më tej ai shtoi se po pret dhe reagimin e përfaqësuesve diplomatikë të BE-së, Lajçak dhe Borell, të cilët janë në dijeni të marrëveshjeve të nënshkruara.