UBT News

Diskutohet për mbështetjen e familjeve të varfra në Kosovë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica zhvilloi një takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci, ku u diskutua për reformat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë për Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale.

Në këtë takim u diskutua edhe për procesin e fillimit të implementimit të projektit të Bankës Botërore në vlerë prej 10 milionë euro, që për synim ka mbështetjen e familjeve të varfra në Kosovë.

“Z.Paolucci e falënderova për mbështetjen e madhe që ndër vite Banka Botërore i ka dhënë shtetit tonë dhe tani që po vazhdon të jep kontributin e saj, si në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë, po ashtu edhe në mbështetje të procesit të reformave që kam ndërmarrë, si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale”, shkroi Reçica në Facebook./UBTNews

Exit mobile version