UBT News

​Realit i duhen 370 milionë euro

Real Madridi do të marrë hua rreth 370 milionë euro nga investitorët privatë për të ndihmuar në financimin e rinovimit të stadiumit ikonik “Santiago Bernabeu”.

Reali ka shpenzuar afro 1 miliardë euro për punën e rinovimit në stadiumin “Santiago Bernabeu” duke iu afruar dyfishit të buxhetit fillestar për stadiumin, prej 575 milionë eurosh.

Bloomberg bën të ditur se Reali do të hyj në tregun e borxhit privat për të financuar këto rinovime në shumën prej 370 milion €, me stadiumin që do të përfundojë deri në fund të vitit 2023.

Në vend të një kredie të thjeshtë, ata do të përdorin një skemë pagese të rrjedhshme, sipas raportit, kundrejt të ardhurave të tyre nga biletat.

Në praktikë, një përqindje e të ardhurave nga biletat do të shkojë për shlyerjen e borxhit dhe interesit, me çdo shtesë nga këto të ardhura nga biletat që do t’i kthehen klubit më pas.

Barcelona kohët e fundit ka marrë hua 1.5 miliardë euro për të financuar rinovimin e stadiumit të saj në shumën prej 1.5 miliardë euro, ndërsa Chelsea ka marrë hua 575 milionë euro nga investitorët e borxhit privat kohët e fundit gjithashtu, me këtë treg që ofron më shumë konfidencialitet.

Real Madridi nuk u përgjigj kur u kërkua për koment, por për të arritur ndonjë marrëveshje, presidenti Florentino Perez duhet të marrë miratimin nga anëtarët e klubit, me asamblenë e përgjithshme të planifikuar për në 11 nëntor.

Exit mobile version