Real Madrid ishte befasia e kësaj fundjave. Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti u ndal nga Elche në barazim 2-2 në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e javës së 22-të të kampionatit spanjoll.
Para disa ditësh, madrilenët fituan në kohën shtesë ndaj Elches, në Kupën e Mbretit, ndërsa sot nuk arritën të përsëriteshin, për shkak të gabimeve individuale, ku bie në sy humbja e 11-metërshit nga Karim Benzema, kur rezultati ishte ende 0-0.
Golat për Elchen u shënuan nga Boye (40’) dhe Milla (76’), ndërsa Luka Modric shndërroi në gol një tjetër penallti, në minutën e 82-të, para se Militao të barazonte shifrat në minutën e 92-të
Pavarësisht barazimit, Real Madrid ruan kryesimin e kampionatit, me 50 pikë, 4 më shumë sesa Sevilla e vendit të dytë.