Real Madridi është duke planifikuar të vazhdojë kontratat me disa prej lojtarëve kryesorë të ekipit.
Drejtuesit e klubit madrilen synim e kanë që t’ua vazhdojnë kontratat mbrojtësve Sergio Ramos e Raphael Varane, mesfushorit Luka Modric, si dhe sulmuesit Karim Benzema.
Kapiteni Ramos është në vitin e fundit të kontratës sikurse edhe kroati Modric, ndërsa Benzema e Varane janë të lidhur me madrilenët deri në vitin 2022.
Në mesin e lojtarëve që mund të mbeten të lirë janë edhe Marcelo, Isco, dhe Lucas Vazquez.