UBT News

Reali një zhgënjim, Ançeloti pas humbjes me Barcelonën: Gabuam në sulm dhe e paguam

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka qenë kritik pas humbjes në Barcelonë, që me shumë gjasa mbylli çështjen e titullit dhe etapën e tij të dytë në stolin e bardhë.

Duke analizuar takimin në “Montjuiç”, Karleto ka nënvizuar se skuadra ka gabuar si në mbrojtje, duke marrë shumë gola, ashtu dhe në sulm, ku ka shpërdoruar shumë gola.

 “Bëmë disa gabime të dukshme. Ato na kushtuan disa gola. Rastet që patëm ishin të qarta. Sulmuam mirë pas mbrojtësve. Shënuam tre gola e mund të kishim shënuar më shumë. Në sulm, skuadra kishte një plan të qartë, por duhej të kishim shënuar më shumë.

Mund të ishim mbrojtur më mirë. Në 30 minutat e para, duhet të kishim luajtur më mirë. Nuk duhet të harrojmë se mungonin pesë mbrojtës në takim e të luash kundër Barcelonës me kaq pak resurse nuk është e lehtë. Duhej të mbroheshim më mirë. U mbrojtëm dobët, kaq. Jo sepse bllokuam ulët. Humbëm disa shanse dhe ata na ndëshkuan”, deklaroi Ançeloti.

KRITIKAT – Ançeloti nuk ka dashur të fajësojë askënd nga skuadra, duke preferuar të mos përmendë emra konkretë.

“Patëm mundësinë të shënonim 4-4 dy herë. Ishte ndeshje e ekuilibruar, konkurruese dhe e luftuar fort deri në sekondën e fundit. Shënuam dhe ishte jashtë loje. Kështu e pashë unë. Kundër një skuadre të shkëlqyer, dy skuadrave të shkëlqyera, nuk kam asgjë për të fajësuar skuadrën time sa i përket qëndrimit dhe përkushtimit. Nuk shkoi mirë, por ne konkurruam”, shtoi ai.

FUNDI – Me titullin në duart e Barcelonës, Ançeloti ka folur dhe për takimet e mbetura, duke pretenduar më të mirën nga skuadra e tij.

Exit mobile version