Real Madridi ka marrë vendimin për të ardhmen e Endrickut. Talenti brazilian do të mbetet në skuadër për sezonin e ardhshëm dhe nuk do të dërgohet sërish në huazim.
Fillimisht, drejtuesit e klubit dhe trajneri José Mourinho kishin shqyrtuar mundësinë e një tjetër huazimi për 20-vjeçarin, në mënyrë që ai të fitonte më shumë minuta dhe përvojë në fushë. Megjithatë, pas vlerësimit të situatës, klubi ka vendosur t’i japë brazilianit mundësinë të luftojë për një vend në formacionin e parë.
Mourinho e sheh Endrickun kryesisht si sulmues qendre dhe jo si lojtar krahu, çka mund t’i japë atij një rol më të qartë në planet e trajnerit.
Gjatë periudhës së huazimit te Lyoni, Endrick la përshtypje të mira, duke shënuar tetë gola dhe dhënë tetë asistime në 21 paraqitje.
Në Madrid besojnë fuqishëm te potenciali i sulmuesit brazilian dhe duan ta shohin atë të zhvillohet brenda skuadrës. Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Endrick tashmë është informuar për vendimin dhe po përgatitet të luftojë për hapësirë në repartin ofensiv të madrilenëve.
Megjithatë, konkurrenca do të jetë e fortë. Aktualisht, Kylian Mbappé dhe Carlos Espí konsiderohen përpara brazilianit në hierarkinë e sulmit, ndërsa konkurrenca për vendet në krahë është edhe më e madhe.
Endrick do të duhet të shfrytëzojë çdo mundësi që do t’i jepet për të bindur Mourinhon se meriton një rol më të rëndësishëm në sezonin e ri.
D.L
