UBT News

Reali merr vendim për të ardhmen e Asensios

Gjiganti spanjoll, Real Madrid, si duket ka marrë një vendim sa i përket të ardhmes së sulmuesit spanjoll, Marco Asensio.

Marco Asensios nuk do t’i ofrohet mundësia e rinovimit të kontratës së tij në “Santiago Bernabeu”, raporton “Marca”.

Reprezentuesi spanjoll, i cili së fundmi ka qenë i lidhur me Arsenalin dhe Liverpoolin, tani duhet të vendosë nëse dëshiron të largohet këtë verë nga Reali apo të pres deri verën tjetër, dhe të largohet si lojtar i lirë.

Që prej kalimit nga Espanyoli te Real Madridi, Marco Asensio ka arritur të bëjë 235 paraqitje, duke regjistruar 49 gola dhe 24 asistime mbi emrin e tij.

Exit mobile version