Lucas Vázquez pritet të nënshkruajë një kontratë të re me Real Madridin. Kontrata aktuale e futbollistit spanjoll përfundon në fund të këtij muaji, por të dy palët janë të interesuara për të vazhduar bashkëpunimin.
Sipas gazetarit sportiv italian Fabrizio Romano, Vázquez do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare, e cila do ta lidhë atë me klubin madrilen deri në qershor të vitit 2025. Kjo do të thotë se ai nuk dëshiron të largohet nga Madridi si lojtar i lirë dhe synon të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”. Për këtë qëllim, ai ka refuzuar disa oferta të tjera.
Takimet finale për nënshkrimin e kontratës pritet të zhvillohen së shpejti, ashtu siç është planifikuar edhe për Luka Modricin. Pas një sezoni të shkëlqyeshëm, Vázquez do të vazhdojë të kontribuojë për Real Madridin./UBTNews/