Reali i Madridit është bërë entiteti i parë sportiv në botë që ka kaluar pragun e 100 milionë të abonuarve vetëm në Istagram, njoftoi klubi madrilen, në një komunikatë.
“Ky moment historik i ri i arritur në rrjetet tona sociale konfirmon universalitetin dhe rritjen e vazhdueshme të popullaritetit të klubit tonë dhe angazhimin e miliona abonentëve tanë në të gjitha kontinentet, të cilët ne gjithmonë i falënderojmë për besnikërinë dhe afeksionin e tyre”, reagoi Reali Madrid në një deklaratë.
Si krahasim, FC Barcelona, rivali i përjetshëm i formacionit madrilen, numëron sot 97,7 milionë të abonuar në Instagram.
Në gusht 2017, Reali tashmë ishte gëzuar që u bë institucioni i parë sportiv që tejkalon 100 milionë tifozë në Facebook.