Mesfushor, vjen pas një sezoni të madh, ende s’ka mbushur 25 vjeç dhe pas tetë muajsh do të jetë me kosto zero. Është diçka logjike që pas Paris Saint-Germain dhe Barcelonës, edhe Reali i Madridit të mendojë për Franc Kessie.
Milani dëshiron ta mbajë futbollistin nga Bregu i Fildishtë, por deklaratat e agjentit të tij e largojnë edhe më shumë mundësinë e rinovimit të kontratës, dhe për këtë arsye klubet e mëdha të Evropës po lëvizin për ta bërë të tyrin.
Nëse për parizienët dhe për “blaugranat” flitej për një mundësi për janarin, duke i paguar Milanit një shumë më të ulët se vlera reale e futbollistit, Reali i Madridit, siç raporton “As”, do të lëvizë vetëm në qershor, duke pritur 2022-shin për t’i paraqitur menaxherit të tij Atangana një ofertë për ta federuar Franc Kessie verën e ardhshme.
Ancelotti e shikon Kessie si alternativë për Casemiron në mesin e fushës, por ndërkohë e përditshmja spanjolle nënvizon se konkurrenca me PSG do të jetë shumë e vështirë.
Veç të tjerash, vëmendja ndaj kostove të kartonëve nuk është një argument i ri në futbollin e sotëm, pasi në Paris shkuan Messi, Donnarumma, Ramos e Wijnaldum, por edhe Reali me Alaban e Barca me Deepay, Agueron dhe Garcian, kanë provuar se po ndjekin me shumë vëmendje situatën e lojtarëve që dalin të lirë. “As” shton ndërkohë se përveç Kessie, dy të mëdhatë e Spanjës, po shikojnë me interes dhe Rudiger, të cilit i skadon në vitin 2022 kontrata me Chelsea-n.TCH