Presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit (CBF), Ednaldo Rodrigues ka bërë të ditur se Fernando Diniz do të drejtojë Kombëtaren e Brazilit si trajner i përkohshëm për një vit, para se Carlo Ancelotti të merr drejtimin e saj për Kupën e Amerikës së vitit të ardhshëm.
CBF vazhdimisht ka tentuar ta bind Ancelottin për postin e trajnerit te Brazili, dhe tani si duket ia ka arritur qëllimit.
Pavarësisht se Ancelotti e bëri të qartë se dëshiron që ta përmbush kontratën e tij te Reali, presidenti i CBF-Së, Rodrigues refuzoi të heq dorë dhe vendosi të pres edhe një vit.
Tani, Ancelotti pritet që të bëhet trajner i Kombëtares së Brazilit që nga qershori i vitit 2024, bënë të ditur “Marca”.
Kjo do të thotë se Real Madridit tani do t’i duhet të mendojë për zëvendësuesin e Ancelottit, me Xabi Alonson e Bayer Leverkusenit që shihet si kandidati kryesorë për ta marrë drejtimin e gjigantit spanjoll.