Ylli anglez, Jude Bellingham është duke mahnitur me paraqitjet e tij sikurse te Borussia Dortmundi ashtu edhe te Kombëtarja e Anglisë.
Në fitoren 6:2 kundër Iranit, Bellingham ishte ndër lojtarët më të mirë te Anglia, ndërsa paraqitjet e tij nga afër po i përcjellin Liverpooli dhe Real Madridi.
Por, “Marca” bënë të ditur se Real Madridi është i qartë në vizionin e tij, Bellingham është pjesa që i mungon skuadrës për ta kompletuar tranzicionin nga Kroos, Casemiro dhe Modric.
Reali veçse ka investuar në mesfushë duke transferuar dy yjet francezë, Aurelien Tchouameni dhe Eduarco Camavinga, ndërsa tani dëshiron që ta ketë edhe Bellingham në radhët e tij.
Po ashtu, në garë për shërbimet e yllit anglez krahas Liverpoolit dhe Real Madridit janë edhe dy skuadrat e tjera angleze si Manchester United dhe Chelsea.