Skuadra spanjolle Real Sociedad është duke planifikuar të bëjë një transferim dimëror për mesfushorin ofensiv të Manchester United, Juan Mata, raporton “The Sun”.
33 vjeçari ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij aktuale me United dhe duket qartazi se nuk është në planet e trajnerit Ralf Rangnick.
Krerët e Real Sociedad-it po shpresojnë që të bindin United që ta lirojë Matan të largohet në këtë janar si transferim i lirë, ku edhe gjigandi anglez nuk ka planifikuar rinovim kontrate për mesfushorin spanjoll.
Që prej transferimit nga skuadra e Chelsea-t te Manchester United, Mata ka arritur të bëjë 276 paraqitje për “Djajtë e Kuq” duke regjistruar 51 gola dhe 47 asistime.