Real Madridi ka shënuar fitore spektakolare ndaj Romës, duke triumfuar me rezultat 4:3 në një përballje dramatike të zhvilluar në stadiumin “Olimpico”.
Skuadra madrilene arriti të përmbysë rezultatin, pavarësisht se gjatë takimit u gjend dy herë në disavantazh.
Marten De Roon kaloi Romën në epërsi, ndërsa Kylian Mbappe riktheu baraspeshën. Në pjesën e dytë, Donyell Malen realizoi dy gola, duke i dhënë vendasve epërsinë 3:1.
Megjithatë, madrilenët nuk u dorëzuan dhe realizuan një rikthim të jashtëzakonshëm në minutat e fundit.
Carlos Espi ngushtoi rezultatin në minutën e 83-të, Endrick barazoi vetëm dy minuta më vonë, ndërsa Antonio Rudiger shënoi golin vendimtar në minutën e 90-të, duke vulosur fitoren 4:3.
Me këtë triumf, Real Madridi grumbullon gjashtë pikë, ndërsa Roma mbetet me vetëm një pikë.
D.L
