Real Madridi ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Sevillas, duke triumfuar me rezultat 4:1 në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në kuadër të xhiros së nëntë të La Ligas.
Skuadra madrilene kaloi në epërsi në minutën e 30-të, falë një goli të bukur të Arda Gulerit, ndërsa shtatë minuta më vonë, Kylian Mbappe dyfishoi rezultatin.
Sulmuesi francez u rikthye në listën e golashënuesve në minutën e 63-të, duke realizuar nga pika e bardhë me një goditje të stilit “Panenka”. Me këtë dygolësh, Mbappe arriti në kuotën e nëntë golave në po aq paraqitje në kampionat.
Sevilla ngushtoi epërsinë në minutën e 80-të përmes Manuel Buenos, por reagimi i madrilenëve ishte i menjëhershëm. Vetëm dy minuta më vonë, Yan Diomande realizoi një tjetër gol të bukur, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4:1.
Me këtë fitore, Real Madridi ngjitet në pozitën e tretë me 21 pikë, një më pak se Atletico Madridi i vendit të dytë, ndërsa Barcelona kryeson tabelën me 27 pikë. Sevilla mbetet në vendin e gjashtë me 14 pikë.
D.L
